Edicioni 37 · 1990–2026

Takimet e
Dom Mikelit
2026

Manifestimi tradicional kulturor e shkencor i Stubllës, kushtuar trashëgimisë së Dom Mikel Tarabulluzit dhe të internuarve të Malësisë së Shkupit.

Data
18–20 shtator 2026
Vendi
Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe, Stubëll e Epërme
Hyrja
E lirë për të gjithë vizitorët
Mirë se vini në Takimet e Dom Mikelit 2026
Tema e edicionit

180 vjetori i internimit të shqiptarëve të Malësisë së Shkupit në Turqi

Në vitin 1846, familjet kripto-katolike të Stubllës, Binçës, Terziajt dhe Vërnakollës u internuan me forcë nga Perandoria Osmane. Ky edicion kthehet tek kjo ngjarje si një pikë e pashlyer e historisë sonë kolektive.

Tri ditë me akademi shkencore, promovime librash, ekspozita dokumentare dhe një ceremoni liturgjike që shënon fillimin e fazës dioqezane të beatifikimit të martirëve.

180
Vjet nga internimi
37
Edicioni i Takimeve
3
Ditë manifestimi
4
Fshatra të internuara
Programi

Tri ditë me akademi, letërsi, ekspozita dhe kremtim liturgjik

Dita 1

E premte

18 shtator

Mbrëmje tradicionale

  1. Mbrëmje e sofrës tradicionale stubllase.
Dita 2

E shtunë

19 shtator

Dita qendrore e Takimeve

  1. Akademia Shkencore. Fjalët përshëndetëse të autoriteteve
  2. Don Shan Zefi, Fenomeni i kripto-kristianizmit nëpër shekuj
  3. Don Lush Gergji, Martirët dhe procesi dioqezan i beatifikimit
  4. Ethem Çeku, Shqiptarët në Perandorinë Osmane nga Tanzimati deri në Pavarësi, 1839–1912
  5. Recitim për martirët, Nue Bekaj
  6. Ora e Madhe Letrare — promovim: Don Gjergji Gjergji, Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846–1848, studim; Imzot Dodë Gjergji, Burrat e Besës, roman historik
  7. Ndarja e çmimeve
  8. Ekspozitë me piktura dhe dokumente për të internuarit
  9. Dreka e përbashkët
Dita 3

E diel

20 shtator

Mesha e Shenjtë në Binçë

  1. Kremtimi i Meshës së Shenjtë në Kishën e Binçës. Ceremonia liturgjike e fillimit të procesit të fazës dioqezane të beatifikimit të martirëve
KUSH ISHTE DOM MIKELI DHE SHKOLLA E TIJ

Mësuesi i shkollës së parë shqipe në Kosovë dhe Muezu

Dom Mikel Tarabulluzi (1868–1933), prift katolik dhe atdhetar, hapi në Stubëll të Epërme shkollën e parë legale në gjuhën shqipe në Kosovë, në kohën kur arsimi shqip ishte i ndaluar. Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë – Kisha e Shën Gjergjit, është më e hershëm sesa koha e emërtimit të saj dhe pikërisht është fjala për Kolegjin e Shën Lukës, i cili kishte filluar punën qysh në vitin 1584. Shkolla shqipe ka funksionuar edhe gjatë vitit 1846, vit i cili është i gravuar në brendësi të absidës mbi një lastar hardhie. Veprimtaria edukativo-arsimore si shkollë e parë shqipe e mirëfilltë është zhvilluar, me mësues Dom Mikelin. Austro-Hungaria e ka zyrtarizuar shkolën në vitin 1905, me mësuesin Dom Mikel Tarabulluzin.

Shoqata që mban emrin e tij e organizon këtë manifestim që nga viti 1990.

“Populli që ruan gjuhën, ruan edhe kombin. Populli që ruan kombin, ruan vetveten.”
NGA TRADITA GOJORE E STUBLLËS
Ku mbahet

Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe

Stubëll e Epërme, komuna e Vitisë, Republika e Kosovës. Muzeu ruan objektet, dokumentet dhe kujtesën e shkollës që Dom Mikel Tarabulluzi themeloi në këtë fshat.

Adresa
Stubëll e Epërme, 61000 Viti, Kosovë
Email
info@shdmt.org
Uebfaqja
www.shdmt.org

Stubëll e Epërme

Viti · Kosovë

Hape në hartë
Mbështetur nga
Logo e Komuna e Vitisë

Komuna e Vitisë

Bashkëorganizator institucional

Logo e Ministria e Kulturës dhe Turizmit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit

Sponzor Gjeneral

Logo e Mediteran Group

Mediteran Group

Sponsor

Galeria

Fotografi nga ngjarja

Donacione

Përkrah Takimet e Dom Mikelit

Mbështetje

Për miqt e shoqatës

Takimet organizohen me përkrahjen e donatorëve dhe të miqve të Stubllës. Çdo kontribut shkon drejtpërdrejt për programin, ekspozitat dhe ruajtjen e kujtesës.

Faleminderit që e mbani gjallë këtë traditë.

Llogaria zyrtare bankare

Valuta: EUR (€)
Përfituesi (Titullari i Llogarisë)
SHKSH "Dom Mikel Tarabulluzi"
Institucioni Bankar
NLB Bank (Prishtinë / Kosovë)
Numri i Llogarisë (IBAN)

XK051701001010852055

Përshkrimi / Arsyeja e Pagesës
Donacion për Takimet e Dom Mikelit 2026

* Për transferta nga Diaspora (Zvicër, Gjermani, ShBA, Austri), përdorni kodin BIC/SWIFT NLPRXKPR të NLB Banka.